E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetimi i euros votohet pro dhe nga Malta

Rritja per fondin e shpetimit te euros eshte votuar pro dhe nga Parlamenti i shtetit te vogel-ishull Malta. Sipas ministrit te Financave Tonio Fenech Malta me kete deshmon detyrimin e saj per stabilitetin financiar evropian. Tashme mungon vetem Sllovakia. Kryeministrja e koalicionit katerpartiak ne Bratislave Iveta Radicova kercenoi me doreheqje ne rast se parlamenti e refuzon kete te marte zgjerimin e fondit. Brenda qeverise se qendres se djathte reforma eshte shume e diskutueshme dhe fraksionet e qeverise kane ne parlament vetem nje shumice te ngushte. Per zgjerimin e ombrelles se shpetimit me te cilen ndihmohen shtete te zhytura thelle ne borxhe si Greqia apo Portugalia nevojitet miratimi i te gjitha vendeve te Eurozones.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›