E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore LSI dorezon projekt-vendimin ne Kuvend

Tavo Pjese e komisionit te gjitha partite me mbi 2 elektorat Projekt-drafti ne komision perfaqesues nga shoqeria civile KQZ dhe Ministria e Brendshme

Leviza Socialiste per Integrim dorezon ne kerkese zyrtare ne Kuvend per ngritjen e Komisionit per reformen zgjedhore. Nenkryetari i Kuvendit njeheresh deputeti i LSI-se Vangjel Tavo deklaroi se eshte e nevojshme ngritja urgjente e ketij komisioni. Ai sqaroi me tej dhe modalitetet se si duhet te funksionoje kjo strukture parlamentare. Sipas Tavos pjese e reformes zgjedhore duhet te jete cdo subjekt politik qe ka marre mbi 2 per qind te votave ne elektorat. Ai shtoi se LSI kembengul ne faktin qe ky komision te marre ne shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe te funksionoje pa veto dhe pa kushte. Ai ftoi te gjitha subjektet politike tu japin fund retorikave mediatike dhe te bashkepunojne.

Tavo

Gjykuam se nuk ka me kohe per te humbur ndaj morem kete nisme zyrtare per te bere fakt vullnetin tone per te reformuar sistemin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Me kete nisme ftojme te gjitha partite parlamentare por jo vetem te lene menjane retorikat mediatike dhe ti bashkohen kesaj nisme e cila synon te ktheje dialogun ne institucion dhe per ceshtje konkrete. Nese e duam integrimin ky eshte momenti per tu shprehur - tha dje Tavo. Ai sqaroi se LSI kerkon krijimin e nje komisioni parlamentar i cili ne dallim nga komisionet e derisotme kerkohet te jete gjitheperfshires pa veto dhe pa kushte Kemi propozuar nje komision qe te respektoje keto standarde rendesine paresore te reformes zgjedhore pjesemarrjen e gjere jo vetem politike vendosjen e axhendes se integrimit mbi ate te politikes se dites dhe vendosjen e debatit politik ne institucionet vendimmarrese - tha ai. Tavo shtoi se per LSI-ne te gjitha partite qe perfaqesojne me shume se 2 per qind te elektoratit duhet te jene anetare ne kete komision per te kontribuar me idete e tyre ne funksion te permiresimit te klimes zgjedhore. Ne besojme se ne politike nuk ka pale por parti qe mendojne ndryshe por kontribuojne njesoj per te ardhmen e perbashket.

Me kete propozim LSI synon te zbatoje pike per pike rekomandimet 1 2 dhe 3 te Raportit te ODIHR leshuar per zgjedhjet e fundit. Eumlshte koha te heqim dore nga kushtet per njeri-tjetrin dhe te perqendrohemi tek standardet per Shqiperine - perfundoi ai.

Projektvendimi

Projektvendimi dorezuar dje zyrtarisht ne Kuvend nga LSI-ja permban plot 12 pika. Kerkesa nis me ngritjen e komisionit dhe me tej percaktohet dhe perberja e tij. Sipas propozimit te aleatit kryesor te demokrateve komisioni duhet te kete nje deputet nga cdo parti parlamentar dhe nje perfaqesues nga cdo parti jo parlamentare qe ne zgjedhjet e 2009 ka marre mbi 2 per qind te votave por dhe perfaqesues nga shoqeria civile si dhe eksperte nga KQZ-ja e Ministria e Brendshme. Komisioni duhet te veproje per 6 muaj dhe duhet te funksionoje pa te drejte vetoje e pa kushte. Objekti kryesor i funksionimit te tij do te jene rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Projektvendim Per krijimin e Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore

Mbeshtetur ne nenin 77 te Kushtetutes si dhe te nenit 24 te Rregullores se Kuvendit me propozim te Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim Kuvendi i Republikes se Shqiperise

V E N D O S I

1. Te krijohet Komisioni Parlamentar per kryerjen e reformes zgjedhore.

2. Komisioni te perbehet nga nje deputet i seciles parti parlamentare si dhe nga nje perfaqesues zyrtar i partive jo parlamentare qe ne zgjedhjet e dates 28 Qershor 2009 kane marre mbi 2 te votave te vlefshme. Ne perberje te ketij komisioni do te jene edhe 5 pese perfaqesues nga organizatat kryesore te shoqerise Civile per ceshtjet e reformes zgjedhore pa te drejte vote. Ne ndihme te punes se Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore KQZ dhe Ministria e Brendshme caktojne nga dy perfaqesues eksperte. Ky Komision mund te caktoje edhe eksperte te tjere ligjor per hartimin e amendamenteve per cdo ceshtje qe ky komision do te shqyrtoje.

3. Komisioni drejtohet nga dy kryetare qe i perkasin partive te medha parlamentare. Mungesa e njerit prej kryetareve nuk shtyn ndalon apo pezullon mbledhjet e programuara te komisionit. Sekretari i Komisionit zgjidhet nga Partite e tjera parlamentare.

4. Komisioni do te kete per objekt te veprimtarise se tij

a. Shqyrtimin propozimin e zgjidhjeve dhe adaptimin e tyre ne norma ligjore duke marre ne konsiderate rekomandimet e raporteve perfundimtare te OSBE/ODIHR te dhena pas zgjedhjeve Parlamentare te vitit 2009 dhe te zgjedhjeve vendore te Majit 2011.

b. Shqyrtimin propozimin e zgjidhjeve dhe adaptimin e tyre ne norma ligjore te ceshtjeve te tjera jashte atyre qe sugjerojne raportet e OSBE/ODIHR te cilat mund te propozohen nga te pakten nje e treta e anetareve me te drejte vote te Komisionit Parlamentar.

c. Hartimin si dhe paraqitjen per shqyrtim e miratim ne seance plenare te projekt amendamenteve ligjore te propozuara nga ky komision per reformen zgjedhore .

5. Komisioni do te funksionoje ne mbledhje te rregullta sipas nje kalendari pune te vendosur nga te pakten shumica e anetareve. Cdo anetar i komisionit qe perfaqeson nje parti politike ka te drejte vote.

Vendimet ne Komision si rregull merren me shumice votash te gjithe anetareve me te drejte vote. Nese nga rrethanat e caktuara konstatohet se puna e komisionit bllokohet atehere vendimet merren me shumicen e anetareve qe perfaqesojne parti parlamentare. 6. Komisioni ne fillim te punes se tij miraton Rregulloren per ushtrimin e veprimtarise se tij e cila miratohet me shumicen e votave te anetareve me te drejte vote.

7. Komisioni harton dhe miraton listen e ceshtjeve ose grup ceshtjeve te cilat i nenshtrohen diskutimit ne komision sipas radhes se paravendosur nga vete komisioni.

Asnje projekt amendament ligjor per nje ceshtje te caktuar nuk mund te hartohet e miratohet pa u diskutuar me pare ceshtja ne parim ne mbledhjen e hapur te komisionit. Si rregull mbledhjet e Komisionit zhvillohen te hapura pervec rasteve kur vete komisioni me shumice votash vendos ndryshe. Ne prezantimin e cdo ceshtje per diskutim Kryetari i Komisionit ose cdo person tjeter i ngarkuar nga komisioni duhet te relatoje ceshtjen problemet rendesine qe ajo paraqet zgjidhje te mundshme te problemeve avantazhet dhe dizsavantazhet per cdo zgjidhje te ofruar.

8. Ne punen e tij Komisioni ka si prioritet arritjen e konsensusit per zgjidhje me te pranueshme nga te gjithe anetaret pasi te jete marre me pare mendimi i anetareve pa te drejte vote dhe i perfaqesuesve te KQZ-se dhe Ministrise se Brendshme. Per ceshtje te vecanta Komisioni mund te organizoje edhe aktivitete me te gjera duke ftuar edhe eksperte te huaj.

9. Projekt amendamenti qe diskutohet dhe miratohet ne komision u jepet eksperteve per tu paraqitur ne formen e nje amendamenti ligjor. Amendamenti i paraqitet perseri komisionit per aprovimin perfundimtar sipas rregullave te mesiperme.

10. Komisioni pasi ka shqyrtuar te gjitha ceshtjet qe ka pasur ne axhenden e tij rivlereson amendamentet ligjore ne teresi dhe ja paraqet ato Kuvendit per shqyrtim ne seance plenare.

11. Komisioni do ta kryej kete veprimtari per nje periudhe 6 gjashte mujore. Kuvendi mund te vendos zgjatjen e ketij afati nese komisionit per permbushjen e veprimtarise se tij i nevojitet shtese afati.

12. Kuvendi i Shqiperise per veprimtarine e ketij Komisioni Parlamentar ngarkohet te vere ne dispozicion nje fond te vecante per perballimin e shpenzimeve operative te nevojshme.

KRYETARJA E KUVENDIT

Jozefina Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›