Shpetimi i minatoreve kiliane pas te merkures
Te 33 minatoret qe kane mbetur te mbyllur prej me shume se dy muajsh ne nje miniere ne shkretetiren kiliane Atacama pritet nga e merkura te dalin ne siperfaqe lart mbi toke. Ministri i minierave Laurence Golborne beri te ditur se deri atehere do te stabilizohet pjesa e siperme e ashensorit ne forme tubi 622 metra e thelle.
Minatoret duhet te hyjne secili ne kete ashensor 65 centimetra te ngushte nga gjeresia dhe do te terhiqet me pas lart mbi siperfaqe. Ekipet e shpetimit kishin avancuar diten e shtune me depertimin e tubit ashensor per minatoret e mbetur brenda. Presidenti i Kilit Sebastian Pinera i entusiazmuar u shpreh
Ne qofte se shohim qe dalin 33 minatoret nga thellesia e tokes ne siperfaqe dhe perqafojne grate e tyre femijet nenat dhe baballaret e tyre atehere jam i sigurte se ky do te jete nje moment i lumtur qe nuk krahasohet as me arritje ekonomike ose me nje mrekullli tjeter ne pune.
Me shume se 1000 gazetare nga e gjithe bota do te jene aty kur te ndodhe shpetimi me te vertete i minatoreve te cilet qysh me 5 gusht kishin mbetur brenda nga nje shembje ne minieren e arit dhe bakrit ne San Jose Copiago.
NOA/DVtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32021-shpetimi-i-minatoreve-kiliane-pas-te-merkurestitleShpetimi i minatoreve kiliane pas te merkurestheme blue nickagjencianoa