E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetimi qe vjen nga ajri

Shkodra eshte ne ditet e saj me te veshtira. Lagje te permbytura dhe banoret qe perpiqen te mbijetojne ne nje tjeter realitet.

Situata behet akoma me tragjike sapo kalon Kalane e Rozafes dhe ku panorama nuk ofron asgje tjeter vec fushave te tera mbuluar nga uji.

Ushtria me gomone dhe helikoptere eshte e vetmja mundesi furnizimi me ushqime per banoret e izoluar.

Dajci nje nga zonat bujqesore me prodhimtare ne Shqiperi tashme eshte shnderruar ne liqen.

Nga lart nuk ka asnje shenje dalluese dhe vetem piloted mund te thone se poshte nesh ndodhen njeri pas tjetrit fshatrat Rrushkull Petan Obot e keshtu me radhe.

Te bindur se e vetmja zgjidhje per momentin eshte arratia shume njerez braktisin ne heshtje shtepite e tyre me varkat te cilat tashme jane bere po aq te nevojshme sa edhe traktoret apo kafshet e punes.

Velipoja eshte izoluar e gjendur tashme mes detit dhe liqenit te krijuar nga permbytja atje shkohet vetem me helikopter.

Gjithcka e mbuluar nga uji dhe diku nje tabele qarkullimi rrugor tregon se ketu nuk eshte nje liqen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›