E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te permbyturit kerkojne ndihme

Ne nje nga lagjet e qytetit te Shkodres ne hyrje te qytetit jetesa eshte veshtiresuar ne maksimum.

Banoret e zones mundohen te perballojne veshtiresite e medha te krijuara nga mungesa e mjeteve elementare te jeteses.

Gjate hyrjes ne keto zona te kameres se Top Channel banoret kane kerkuar ndihmen e autoriteteve duke treguar edhe kushtet e veshtira ne te cilat gjenden banesat e tyre.

Sipas te dhenave te emergjencave civile nga zonat e permbytura jane evakuuar 2623 familje me 11023 persona.

Siperfaqja e tokes se permbytur rezulton 13950 hektare.

Te rrethuara nga uji gjenden 4597 shtepi nderkohe jane te permbytura 2561 shtepi.

Efektivat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura qe po veprojne ne terren krahas evakuimit te banoreve po kryejne edhe furnizimin me ushqim uje te pijshem e veshmbathje te banoreve te evakuuar e po keshtu po angazhohen per perforcimin e argjinaturave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›