E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama takon kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin

Kongresi i Partisë Socialiste Europiane do mbledhë edhe sot  (15 tetor) krerët e shteteve dhe qeverive, komisionerë europianë, liderë të partive politike dhe përfaqësues të tjerë. Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelarin e Gjermanisë Olaf Shcolz në Berlin, i cili edhe do të mbyllë kongresin me fjalimin e tij.

“Mirëmëngjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook ndërsa ka publikuar edhe foto me kancelarin  Shcolz.

Inflacioni i luftës dhe kriza energjitike që ka prekur mbarë botën kanë qenë pjesë diskutimi në kongres.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›