E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpëtohen dy turistë belg/ Ishin bllokuar në kanionin e Gjipesë në jug

Dy turistë belg që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë u shpëtuan nga policia dhe punonjësit e forcave zjarrfikëse.

Pas 5 orë kërkimesh në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm, dy turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Duke qenë se të huajt ishin bllokuar  në një zonë mjaft të thellë të kanionit, operacioni për nxjerrjen e tyre ishte i vështirë, por fatmirësisht  përfundoi me sukses.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›