E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpëtohen të bllokuarit nga dëbora, policia dhe ushtria ndërhyjnë për transportimin e të sëmurëve

Moti i keq me reshje debore, ngricë dhe erë të forta vazhdon të mbizotërojë në veri dhe juglindje të vendit ku per pasojë ka më shumë problem me qarkullimin dhe energjinë elektrike.

Disa akse rrugore janë të bllokuara dhe në disa të tjera autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe vendosje të gomave dimërore.

Gjatë natës forcat e policisë ndërhynë me vështirësi për të ndihmuar 13 qytetarë që kishin mbetur të bllokuar në aksin rrugor Korçë-Ersekë, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Ndërkohë situata vijon të jetë e vështirë në juglindje, pasi në njësitë administrative të Pogradecit ku reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë, me dhjetra fshtara janë krejtësisht të izoluar, dhe po ashtu me qindra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Qarkun Dibër.

Rruga e Arbrit vijon të jetë e bllokuar te bypassi i Murrizit për shkak të pranisë së dëborës dhe ngricave, ku tre të rinj kanë mbetur gjithë natën të bllokuar, ndërsa një i sëmurë është transportuar nga Ostreni nga forcat e Armatosura për në spitalin e Bulqizës.

Teska sot në mëngjes përfundoi me sukses operacioni për transportimin e një fëmije të sëmurë.

Ndërkohë edhe në qarkun e Elbasanit, ka problem me energjinë elektrike në dhjetëra fshatra.  Po ashtu disa turistë mbetën të bllokuar në Labinot Mal, mes tyre edhe katër fëmijë. Pas mesnatës u bë e mundur hapja e rrugës së mbuluar nga dëbora ku ndodheshin të bllokuara 8 makina me rreth 20 persona./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›