Shkup, përleshje mes huliganëve serbë dhe tifozëve shqiptarë

Pasditen e sotme është shënuar incidenti i parë mes huliganëve serb dhe shqiptarëve në Shkup. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja" dhe se ai është nxitur nga huliganët serb, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serb dhe thirrje antishqiptare.
Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve, me ç`rast kanë pësuar tre tifozë serb. Policia është stacionuar në vendin e ngjarjes dhe janë përforcuar masat e sigurisë. MPB pritet të dal me hollësi të tjera për incidentin.
Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa te forta sigurie në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë, e cila luhet sonte në stadiumin “Filip II” në Shkup.
Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup.
Për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe kontrollin e huliganëve serb, në Shkup kanë mbërritur edhe katër zyrtarë të policisë serbe.