Shpëton golin por e rrëzon portën!

Një rast i rrallë në futboll ka ndodhur në kampionatin brazilian. Një futbollist i Botafogos në përpjekje për të penguar një gol të mysafirëve, humbi kontrollën për të përfunduar në rrjetën e portës së tij.
Por bashkë me të u rrëzua edhe porta e cila nuk ishte e vendosur mirë. Lojtari pësoj lëndime të lehta në këtë rast por që rreziku ka mundur të jetë edhe më i madh por që porta nuk u rrëzua e tëra.