E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpirti i Arbrit ne shekuj ne Muzeun kombetar

"Shpirti i Arbrit në shekuj" është prezantuar përmes një ekspozite të çelur në hollin e muzeut Historik Kombëtar dhe njëkohësisht u bë edhe promovimi i Antologjisë nga Fotaq Andrea "Arbëreshët e Italisë 1413-2007" Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, i pranishëm në këtë aktivitet tha se jam i lumtur që me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë i kushtojmë një vëmëndje të veçantë shpirtit arbëresh.

Ndërkohë që drejtori i muzeut Luan Malltezi vlerësoi kontributin e rilindasve arbëreshë, të cilët i paraprinë edhe Rilindjes shqiptare

Autori i veprës Fotaq Andrea bëri me dije se përmes Antologjisë “Arbëreshët e Italisë, 1413-2007” nën penën e autorëve francezë vijnë zakonet doket e arbëreshëve me një këndvështrim sa historik, aq edhe enciklopedik, shkencor e kulturor.

Ekspozita me gravura të vjetra “Shqiptarët në shekuj” është çelur në fund të muajit maj 2009 në Kozenca. Tashmë vjen edhe për publikun shqiptar.
Boshti qendror i kësaj antologjie, që i dhurohet sot lexuesit, është, pa mëdyshje, vlera e mirëfilltë shqiptare zhvendosur historikisht në Apenine, kryesisht në Kalabri e Sicili, ku ndodhet pjesa më e madhe e ngulimeve arbëreshe. Kjo vlerë shqiptare e transpozuar që herët, veçanërisht para dhe pas epopesë skënderbejane, do merrte me kalimin e kohës rëndësi të dyfishtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›