Shfaqja Henri i 6-te premiere ne Teatrin Kombetar
Një prej kryeveprave të Shekspirit, Henri i 6-të, pjesa e dytë ka dhënë premierën absolute në Teatrin Kombëtar. Shfaqja nis me martesën e Mbretit Henri VI me princeshën Margaret të Anzhusë. Roli i henrit u jetësua nga Indrit Cobani dhe ai i princeshës nga Ermira Hysaj, e cila menjëherë pas shfaqjes e emocionuar thotë se u ndjeva si një princeshë e vërtetë.
Regjisori i shfaqjes Adonis Filipi konceptin regjisorial të veprës e ka mbështetur në dyzimin mes modernes dhe klasikes.
Por, përpara se trupa e aktorëve të TK-së, nën regjinë e Adonis Filipit, të interpretojë veprën e Shekspirit në shtëpinë e tij, në teatrin “Globus”, duartrokitjet e para i mori nga publiku shqiptar
Henri VI është shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohen ta joshë për të qënë sa më pranë kurorës. Ëilliam de la Poli, Konti i Safolkut, synon të ndikojë tek mbreti nëpërmjet mbretëreshës së re. Fisnikëria angleze tashmë ndahet në kampe dhe beteja e Shën Albanit është ajo që do të vendosë për fatin e kurorës. Duka i Somerset vritet nga Rikardi. Klifordi i Ri, babai i të cilit është vrarë nga Duka i Jorkut, shprehet se do të marrë hak mbi jorkistët dhe aleatët me mbështetjen e Mbretit Henri. Kështu fillon dhe lufta 100 vjecare midis Trendafilave te Anglisë. Aktorët që do të përjetojnë emocionet e interpretimit në teatrin historik të Shekspirit, duke interpretuar një nga kryeveprat e tij do të jenë: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena. Kostumografia e dramës u realizua me mjaft mjeshtri nga Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, i cili u interpretua “live” në skenë. Shfaqja do të udhëtojë drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.