E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpirti i Kombëtares

Pёrmeti-qytet nё Shqipёri. Oseku-mal nё Gjakove. E ky djaloshi qё po shihni nё foto i ka qё tё dyja brenda vetёs. Edhe Pёrmetin, edhe Osekun. Ёshtё ky pikёrisht Pёrmet Oseku me gjak shqiptarё, por i lindur nё venedikun e veriut, nё Stokholm tё Suedisё. Ndoshta dikujt do ti duket paksa patetike e gjithё kjo. Dikush tjetёr ndoshta do ta ketё zili. E unё qё e njohё pёr sё afёrmi, them sa i bekuar ёshtё ky djal. I bekuar se u lind nga dy prind tё mrekullueshёm. I bekuar se mban gjakun e njё gjyshi atdhetarё dhe njё gjysheje tё mrekullueshme-ashtu siq dinё tё jenё vetёm nёnat dhe gjyshet shqiptare!

I bekuar se pati afёr njerёzit qё ti dhurojnё dashuri dhe t’i pёrqojnё atdhedashurinё. Dhe sot, ja tek e shohim duke pёrquar edhe ky dashuri dhe atdhedashuri pёr kombin mu nё mes tё stadiumit “Ulevall” tё Oslos. Ёshtё tifozi kuq e zi mё i ri qё ishte në kёtё stadium, dhe njёkohёsisht edhe antari mё i ri i tifozёve kuq e zi! Pёrmeti tani mbushё vetёm nёntё pranvera! Mё zgjon shumё ndjesi ky djal. Shikoj foton e tij dhe njёkohёsisht flas me veten time, a mos prania e tij nё kёtё stadium ishte shenjё e fitorёs sonё nё Oslo! A e kishte parandjerё ky se do tё fitonim, andaj po buzёqeshte kaq ёmbёl? Pse po rrinte kaq afёr portёs sё Etrit Berishёs? Sigurisht po tё kishte mundёsisnё do ti largonte edhe rrethojat e stadionit e do tё shkonte te ajo portё, si njё engjull mbrojtёs.

Se di por dua tё besoj se Etriti e pa buzёqeshjen dhe entuziazimin e Pёrmetit, kёtijё djaloshi qё nё kokё mbante njё qeleshe gjirokastrite, dhe mori edhe mё shumё forcё qё tё mbajё tё paprekur rrjetёn e tij! Edhe Salihu me goditjen e tij, mendoj se u inspirua nga zёri I tij dhe kёnga qё po kёndonte "O sa mirё me qenё Shqiptar", "Shqipёri etnike" ej. Se di por mbrёmё ndёrsa po shikoja lojёn, njёkoёsisht shikoja kёtё engjёll shqiptar dhe se di si por mё jёptje ndjesinё e triumfuesit, andaj edhe po e prisja fitoren! Edhe sot gjatё gjithё ditёs, mё pёrcjellё buzёqeshja e kёtij djaloshi dhe ndjesia qё mё jap pёr tё besuar se e ardhmja e kombёtares sonё do tё jetё mё e mirё, por jo vetёm e tyre por e gjithё Shqiptarisё. Dhe pёr fund unё dua tё thёrrasё: Pёrmet, Pёrmet ti ishe forca e kombёtares, ti je shembull dhe frymёzim pёr gjithё tё rinjёt. Ti i jap dashuri, shpirt dhe fuqi krejtё Shqiptarisё!

Nga Astrit Gashi "Revista Besa" 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›