Iken Xhaferaj Statusi i artistit peng i vetem
Ashtu sic pritej, Ferdinand Xhaferaj ka bërë publike dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, si pasojë e kandidimit për kreun e Bashkisë së Durrësit. Përpara stafit të tij, Xhaferaj tha se viti 2010 ishte më i sukseshmi për disa nga institucionet e kulturës dhe artit, si Teatri i Operas, Galeria e Arteve dhe Muzeu Kombëtar, pa harruar arritjet në turizëm.
"Bazuar në disa principe morale për një garë krejtësisht të lirë dhe të ndershme unë jap dorëheqjen nga pozicioni i ministrit të Turizmit. Ne arritëm që në vitin 2010, mediat më prestigjioze ndërkombëtare, si asnjëherë në këto 20 vite të rendisin Shqipërinë si një destinacion turistik që nuk duhet humbur. Po kështu, 2010 ishte vendi i parë ku numri i vizitorëve kaloi numrin e popullsisë", tha Ferdinand Xhaferaj, ministër i MTKRS.
Në ditën e fundit në këtë dikaster Xhaferaj pranon se largohet më një merak: "Do të kisha dëshirë që statusi i artistit të miratohej përpara kësaj dorëheqjeje". Pas dorëheqjes së Xhaferaj, Ministria e Turizimit dhe Kulturës do të drejtohet nga Zëvëndës ministrja Suzana Turku. Xhaferaj u emërua në këtë ministri në shtator të 2009-ës dhe qëndroi një vit e 7 muaj.
Aurela Papadhima