Shpresat fitojnë 1-0 miqësoren me Gjeorgjinë
Durrës- Shpresat e Shqipërisë kanë mundur me rezultatin 1-0 në 'Niko Dovana' të Durrësit bashkëmoshatarët e tyre gjeorgjianë me një gol në minutën e 82-të të ndeshjes të mesfushorit të Partizanit, Erindo Karabeci.
Kuqezinjtë e Bushatit të udhëhequr në fushën e lojës nga kapiteni Enco Malindi përmbushën premtimin që kishin dhënë para tifozëvve për një fitore në këtë ndeshje miqësore. Në skuadër u rikonfirmua edhe talenti i kampiones në fuqi, Tiranës, Lilaj, ndërsa në sulm luajti shtatlarti i Vorlska-s në Ukrainë, Ahmed Januzi.
Në krahun e djathtë të mesfushës mungonte lojtari i Teutës së Durrësit, Emiliano Vila, i cili pritet të debutojë sot në ndeshjen e Kombëtares A kundër Gjeorgjisë.