Arnautoviç-Inter, në stand-by
Milano - Vazhdojnë tratativat midis ekipit Interit dhe atij holandez Tuente për transferimin e sulmuesit Marko Arnautoviç në Itali. Vizitat mjekësore që bëri djaloshi 20 vjeçar treguan për një frakturë stresin këmbën e djathtë të sulmuesit austriak, duke ngadalësuar kështu marrëveshjen.
Por agjenti i sulmuesit, Rob Groener, këmbëngul se problemi fizik nuk do ta pengojë transferimin dhe se Interi ishte marrë vesh me lojtarin."Marko kreu vizitat mjekësore tek Interi - tha agjenti për elfvoetbal.nl - problemi në këmbën e djathtë është i njohur për të dyja palët, por sigurisht që s’ka për të qenë pengesë për transferimin. Duhet thjesht të presim nëse Interi dhe Tuente do të arrijnë në ndonjë marrëveshje, pasi negociatat ende vazhdojnë.”