E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat gjermane për Vankuverin

Ekipi gjerman i Olimpiadës mund të bëhet në Vankuver numri 1 në historinë e Lojërave Olimpike të Dimrit. Vërtet që Rusia - duke marrë parasysh edhe fitoret e ish-Bashkimit Sovjetik - ende kryeson me 121 përballë 119 medaljeve, por ekipi gjerman mendohet se në Lojërat e 21-ta Olimpike të Dimrit ka  shumë më tepër shanse për të fituar medalje. Megjithatë, për ekipin me 150 atletë të Federatës së Sportit Olimpik Gjerman (DOSB) do të jetë e vështirë, që në bregun perëndimor të Kanadasë të fitojë për të katërtën herë vlerësimin si komb, pas Albertville-s në vitin 1992, Naganos në vitin 1998 dhe Torinos në 2006.
Bildunterschrift: Kuaçi, Sumi dhe Miga maskotat e Vancouver 2010
Presidenti i DOSB-së, Thomas Bach sheh gjashtë kandidatë: "Kanadaja ka bërë përpjekje gjigante, që si vend mikpritës të shkëlqejë. As fqinji i madh, SHBA nuk duan të mbeten më pas. Norvegjia e ka kapërcyer dukshëm pikën e ulët në Torino. Austriakët janë shumë të fortë në sportet alpine. Rusia është kthyer në suksesin e mëparshëm në shumë disiplina. Dhe këtyre u shtohet edhe ekipi ynë."
Bildunterschrift: Konkurrencë e fortë, kanadezi Kristi Richards gjatë stërvitjes
Ekipi gjerman fitoi në Torino gjithsej 11 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 6 medalje bronzi. Por legjenda e skive, Christian Neureuther nga Garmisch-Patenkircheni kërkon: "Nuk duhen mbajtur sytë edhe kaq shumë nga tabela e medaljeve, por duhet parë që ekipi të prezantohet në përgjithësi mirë, meqenëse ne kryesojmë në të gjitha sportet dimërore."
Medalje mund të mbledhin edhe njëherë biatletët. Në Torino ata morën 11 medalje, midis tyre pesë medalje ari. Kjo në një kohë kur ekipi alpin i skive te meshkujt është më modest në ato që synon të arrijë.
Bildunterschrift: Flaka olimpike në Whistler Olympic Park
Në përgjithësi, në Lojërat Dimrore do të ndahen 86 medalje ari në 15 lloje sportesh. Vankuveri është qyteti i parë që ndodhet në nivelin e detit, i cili organizon Lojëra Olimpike. E impresionuar tregohet ish-fituesja e Olimpiadës, Katharina Witt: "E veçanta e Vankuverit është natyrisht që Lojërat Dimrore zhvillohen buzë ujit. Pra është diçka e pazakontë, që që nga hoteli të hedhësh vështrimin në ujë, kurse në sfond ke malet."
Qendrat e tjera sportive ndodhen 125 km më tutje, në Qendrën e Sporteve Dimërore "Whistler" si dhe në Cypress Mountain.
Autor: Arnulf Boetcher / Auron DodiRedaktor: Pandeli Pani 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›