Murinjo: Të pafat që përballemi me çelsin
“Gjithmonë e përsëris, në këtë fazë gjithçka fillon me pak fat. Interi ishte i pafat që do të vendoset përballë Çelsit, por edhe këta të fundit janë të pafat që do të luajnë kundër nesh”, deklaroi tekniku i kampionëve të Italisë për “Inter Channel”.Sipas Murinjos, Celsi do ta kishte më të lehtë nëse do të përballej në fazën e 1/8-ve me ekipe si Shtutgarti apo Olimpiakosi.“Celsi dëshiron të fitojë, dhe mendon se do ta arrijë këtë gjë, po ashtu jemi edhe ne. Dy momentet vendimtare do të jenë brenda datave 24 shkurt dhe 26 mars. Kam bindjen se kualifikimi mes këtyre dy ekipeve do të kushtëzohet shumë nga mungesat e lojtarëve të dëmtuar”, deklaron Murinjo.