Shpresat ngrijnë në borën bjelloruseShqipëria U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje

Rrjetet sociale:
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë rezistoi vetëm 25 minuta përballë Bjellorusisë dhe të ftohtit e borës në “Molodechno”, kur Pavel Nekhaychik çeli “pokerin” bjellorus në fitoren 4-2 të vendasve kundër Shpresave të Artan Bushatit, takim i vlefshëm për kualifikueset e Grupit 10 të Kampionatit Europian 2010 U-21.
Ndeshja filloi me gjysmë ore me vonesë për shkak borës së rëndë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për vendasit, që realizuan me Andrei Voronkovin (38’) dhe Maksim Skavysh (41’).
Në pjesën e dytë ishte sërish Andrei Voronkovin ai që shënoi golin e katërt në të 71’ në portën e mbrojtur nga Ibrahim Bejte, përpara se Kombëtarja jonë të shënonte dy gola brenda katër minutash, Ahmed Januzi (75’) dhe Vilfor Hysa (78’) për t’u fiksuar përfundimisht shifrat në 4-2.
Shqipëria U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë (2) e Austrinë (1), duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”.
Bjellorusia, nga ana e saj regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshje, duke qenë me pikë të barabarta me Austrinë e Skocinë.
Grupi 10 N F B H P
Austria 4 3 0 1 9
Bjellorusia 4 3 0 1 9
Skocia 4 3 0 1 9
SHQIPËRIA 5 1 0 4 3
Azerbajxhani 3 0 0 3 0
Numri i klikimeve - 148
E Merkure, 14 Tetor 2009