E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braziliani Hernanes impresionon drejtuesit e Milanit

Tekniku Leonardo ka insistuar te drejtuesit e klubit për të marrë shërbimet e Hernanesit përpara se të bëhej trajner i Milanit. Në këto katër ndeshje futbollisti brazilian ka shënuar tre gola dhe ka dhënë 10 asistime.   

Goditja e Milanit parashikohet të bëhet qershorin e ardhshëm, ku pritet që të derdhë 10 milionë euro në arkat e Sao Paolos për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Ndërkohë që presidenti i klubit brazilian, Frederiko Pena deklaron se deri në këto momente nuk ka asgjë specifike rreth kësaj lëvizjeje.

“E di që Braida ndodhet në Brazil për të parë nga afër disa futbollistë, por për Hernanesin nuk ka asgjë specifike. Nga të dhënat që kam di se Milani interesohet vetëm për një mbrojtës të majtë”, deklaron presidenti i Sao Paolos.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›