E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik Ne Srebrenice s8217ka ndodhur gjenocid

Kryeministri i Republika Srpska RS Milorad Dodik ka perseritur se ne Srebrenice nuk ka ndodhur gjenocid. Por kesaj radhe kete e ka thene pikerisht nga kjo qyteze e pervuajtur ne lindje te Bosnjes. Deklarata e tij eshte percjelle me brohoritje nga publiku. Ndaj ketij deklarimi te turpshem te zyrtarit te shtetit te BeH ka reaguar Nasa Stranka Partia Jone.

Kryeministri i RS i cili ne zgjedhjet e ardhshme te 3 tetorit kandidohet per kryetar njesoj edhe Milosevicit pas perfundim te mandateve ligjore ne nje funksion ia kerkonin nje vend te ri te sundimit gjate tubimit parazgjedhor ne Srebrenice perseriti disa here rrenen se ne ate qyteze nuk ka ndodhur gjenocid. Meqe ne e-Novine konsiderojme se gjithe kjo sasi e rrenave dhe e marrezive njemend nuk mund te bartet ne menyre autentike ne leter nuk e pame te udhes qe te shkruajme nje koment per to andaj ne portalin e e-Novine mund te gjendet i tere video-xhirimi i fjalimit nga ky tubim parazgjedhor.

Pas tri shikimeve te video-xhirimit ne e-Novine ende nuk e kemi te qarte se kush ketu dhe per cka po flet e as se kush mund ti kuptoje keta njerez seriozisht. Po ti kishte pyetur dikush ata mjerane ne salle se perse duartrokasin nuk besojme se do te mund te merret ndonje pergjigje te mencur. Ndoshta lexuesit do te na ndihmojne ose te pakten ata qe do te mund ta shikojne video-xhirimin ne http//www.e-novine.com/region/region-bosna/40755-Mali-Dodikov-prirunik-faizmu.html .

Ndaj incidentit ne Srebrenice reagoi edhe kryetari i Nasa Stranka Partia Jone permes nje kumtese ne te cilen thuhet

Nese te qenit serb do te thote te perkrahesh Radovan Karadzicin dhe Ratko Mladicin ne kryerjen e gjenocidit ne Srebrenice dhe te Milorad Dodikut derisa e mohon ate atehere me me deshire do te heq dore nga identiteti nacional sesa te jem nje serb i tille.

E nese te jesh serb nenkupton dashurine ndaj njerezve humanizmin dhe denimin e te keqes atehere une jam nje pjesetar krenar i popullit serb porositi kryetari i Nasa Stranka BojanBajic derisa i porositi serbet qe i duartrokasin deklaratat e tilla te Dodikut se duhet te jene plotesisht te vetedijshem se po i duartrokasin vete korbit te zi qe po i con ne fatkeqesi.

Kujtohuni se edhe Milan Martic para katastrofave duartrokitej ngjashem porositi kryetari i Nasa Stranka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›