E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpronësime në Bashkinë Mat, për projektin e parkut natyror të Liqenit të Ulzës

Qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH), për shpronësimet publike në kuadër të projektit “Parku Natyror ‘Liqeni i Ulzës’ dhe zona e mbrojtur përreth tij”, me vendndodhje në Bashkinë Mat. Projekti, i iniciuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka një vlerë totale paraprake shpronësimi prej 3,532,173.70 lekësh.

Ky njoftim synon të informojë publikisht pronarët e prekur nga ky proces, pronat e të cilëve do të kompensohen në bazë të vlerësimit të llogaritur paraprakisht. Kjo masë merret për të realizuar projektin me interes publik.

Të gjithë personat, emrat e të cilëve figurojnë në listën e publikuar, si dhe ata që preken nga ky shpronësim por nuk janë përfshirë në listë, kanë një afat prej 15 ditësh nga data e publikimit në Fletoren Zyrtare për të paraqitur pretendimet e tyre. Dokumentacioni përkatës duhet të dërgohet pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Shtetërore për Shpronësim.

Njoftimi është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ASHSH-së, Kastriot Gurra. Personat e interesuar duhet gjithashtu të konfirmojnë nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për mbylljen e procedurave të shpronësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›