Shqip në Eurosong

Kënga ''Identitet'', fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, do të interpretohet në gjuhën shqipe në Eurosong 2013, nga Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj, dyshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2në Malmö të Suedisë.
Tashme fituesit në Festivalin e 51-të të Këngës, kane konfirmuar vendimin qe ta mbajnë këngën “Identitet” të pandryshuar nga versioni i dëgjuar në Festival.
“Kënga jonë nuk mund të përcjellë të njëjtin mesazh në një gjuhë tjetër, sepse ajo është kompozuar duke menduar dhe kënduar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye kemi vendosur ta mbajmë këngën tonë në gjuhën shqipe dhe jo ta përkthejmë atë në anglisht,” njofton faqja zyrtare eFestivalit Europian, te jene shprehur Sejko dhe Lulgjuraj.
Sipas Bledar Sejkos, autorit të këngës, tashmë ka nisur puna për përgatitjen dhe paraqitjen sa më dinjitoze të Shqipërisë në Eurovizion./Indeksonline/