Kate Middleton me portret zyrtar

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton nga mëngjesi i sotëm është bërë me portret zyrtar, që është një traditë shekullore e familjes mbretërore.
Për realizimin e portetit te Kate, që iu bashkua kësaj familje pas martesës me princin William, u kujdes piktori Paul Emsley, i përzgjedhur nga vetë Dukesha dhe i njohur për pikturat e tij realiste, thuajse si një fotografi.
Publikimi i kësaj pikture shkaktoi reagime nga kritikët dhe publiku britanik. Sipas kritikës, imazhi i derdhur me penel nuk tregon aspak “Kate-n e jetës së përditëshme”. Ata thonë se mungesa e buzëqeshjes dhe hijet poshtë syve shfaqin një anëtare të familjes mbretërore më të vjetër se 31-vjeç, sa është mosha e Kate.
Krahas kësaj, Kate ka fituar edhe një dhuratë të veçantë nga Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II.
Nëpërmjet një dekreti të posaçëm, ajo ka vendosur qe femija i William dhe Kate do të fitojë menjëherë titullin “princ/princeshë.
Më rregullat që ishin në fuqi, që nga viti 1917, shkruar nga mbreti George V, fëmija i princit të Uelsit do të merrte vetëm titullin “Zonjë” / “Zotëri” dhe jo “Madhëria e saj apo tij”. /Indeksonline/