E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri - Bullgari, më 19 nëntor

Shqipëria mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bullgarinë më 19 nëntor, datë kjo e lirë nga FIFA. Sipas të përditshmes "Metropol Sport", dy federatat janë në bisedime prej disa ditësh për të organizuar ndeshjen.
Në dy takimet e fundit për eliminatoret e Euro 2008, Shqipëria e drejtuar nga ish-trajneri Oto Baric barazoi 0-0 në Sofje dhe 1-1 në Tiranë, cka solli edhe moskualifikimin e Bullgarisë në Euro 2008, por edhe shkarkimin e Hristo Stojckovit pas barazimit të parë.
FSHF është duke punuar edhe për një miqësore, për datën e lirë të 20 gushtit, ku në bisedime është përfshirë Kroacia dhe Turqia. Më 5 shtator, Shqipëria do të luajë edhe ndeshjen e parë zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2010 kundër Suedisë.
Testi i fundit miqësor i Shqipërisë së drejtuar nga holandezi Ari Han ishte ai me Poloninë (0-1), më 27 maj në Reutlingen të Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›