E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri – Itali, Peleshi: Bashkëpunim i shkëlqyer ushtarak!

Shqipëria dhe Italia kanë ritheksuar gatishmërinë për të punuar së bashku dhe për ta forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Tiranë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, admiral Cavo Dragone.

Ushtaraku i lartë italian u prit nga ministri shqiptar i mbrojtjes Niko Peleshi.

Zoti peleshi theksoi se mes dy vendeve ka një bashkëpunim  të shkëlqyer ushtarak, për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm

“Me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, admiral Cavo Dragone. Bashkëpunim i shkëlqyer ushtarak midis dy vendeve tona për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Të gatshëm për të punuar së bashku dhe për ta forcuar më tej këtë bashkëpunimin ushtarak”, shkruajti zoti Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

/ rtsh. al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›