Arrestohet 34 vjeçari në Durrës, mbante armë pa leje

Një i ri është arrestuar nga policia e Durrësit ditën e sotme pasi është kapur më armë zjarri tip pistoletë pa leje.
34-vjeçari me inicialet B.S banues në Kuçovë, u arrestua në një lokal në lagjen ‘Perimore’ në Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/