Shqipëri - Norvegji 1:1

(E plotësuar) Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e vlefshme për fazën eliminatore për Kampionat Botëror.
Edhe pse në pjesën e parë ishte Shqipëria që avanconte me golin e Valdet Ramës, të shënuar në minutën e 41-të, përsëri nuk mundi t’i bëjë ballë lojës deri në fund dhe pranoi gol në fund të ndeshjes.
Për norvegjezët golin e barazimit e shënoi Hogli, në minutën e 87-të.
---
Shqipëria e ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes eliminatore kundër Norvegjisë me epërsi prej 1:0.
Në një takim mjaft dinamik dhe me dominim të lojtarëve të Kombëtares shqiptare, në minutën e 41-të të ndeshjes mbrojtësi kosovar depërtoi në thellësi të zonës së Norvegjisë nga krahu i djathtë dhe e mposhti portierin e Norvegjisë.
Tifozët kuq e zi kanë ndezur ditën e sotme Tiranën, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes, Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kampionatin botëror Brazil 2014.Shqipëria udhëheq ndaj Norvegjisë 1:0m golin e Valdet Ramës
Tifozët kuq e zi kanë ndezur ditën e sotme Tiranën, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes, Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kampionatin botëor, Brazil 2014.