Shqipëri- Maqedoni, thellim bashkëpunimi në shëndetësi
Është nënshkruar një deklaratë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes shtetit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Nënshkrimi ka ndodhur mes ministrave te dy vendeve në Forumin Ballkanik.
OHËR- Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, mori pjesë në Forumin Ballkanik të mbajtur në Ohër të Maqedonisë me ftesë të homologut të saj në këtë vend. Dy ministrat Godo dhe Bujar Osmani, nënshkruan dhe një deklaratë të përbashkët ku dy institucionet angazhohen për thellim të bashkëpunimit mes tyre.
Maqedonia ka marrë përsipër kurimin e 20 pacientëve shqiptarë në qendrën e dializës në Strugë, ndërkohë që Godo përmendi ndihmë e institucioneve shqiptare të shëndetësisë në kurimin e pacientëve nga Maqedonia. Në forumin e shëndetësisë publike të organizuar në Ohër morën pjesë 70 ekspertë nga institucionet shëndetësore të Maqedonisë dhe Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera ku është diskutuar rreth statusit dhe sfidave para shëndetësisë. (a.r/news24/balkanweb)