E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, TIA: Është shtuar konfuzioni në zyrat e shtetit

Mungesa e transparencës favorizon korruspionin në çështjen e pronave. Ky është një nga konkluzionet e një studimi të Transparenc International për pronat në vend. TIA konstaton se megjithë përmirësimet e legjislacionit në zyrat e shtetit shtohet konfuzioni. 

TIRANE- Një legjislacion i pa plotësuar dhe konfuz, si dhe mungesa e regjistrimit fillestar të pronës janë disa nga elementët që kanë favorizuar korrupsionin me pronat.
Transparency International Albania, ka arritur në këtë përfundim pas një studimi të bërë për këtë çështje, ku ka rezultuar gjithashtu se 60 për qind e ankesave të qytearëve në këtë organizëm kanë si temë pronësinë.
Në raportin paraprak theksohet fakti se policia ndërtimore pas vitit 2007 është shndërruar në një instrument hakmarrës ne duart e disa krerëve të bashkive. Shqetësuese sipas TIA-as mbetet edhe mënyra se si përfaqësuesit e shtresës së ish pronarëve nuk përfshihen në studimet që kryhen nga institucionet.
Për të evituar çdo lloj abuzimi në këtë drejtim Transparenc International, rekomandon përmasimin e kuadrit ligjorë, bashkëpunimin institucional, evidentimin e pronave shtetërore, evidentimin nga gjykata të çështjeve pezull, si dhe qeverisë për të nxitur dhe përfunduar në kohë procesin e regjistrimit fillestarë të pronës. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›