Shqipëri–Ishujt Faroe, Policia zbulon planin e masave

Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Ishuj Faroe, e cila do të luhet nesër në mbrëmje stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
Në kuadër të kësaj ndeshje, policia ka vendosur që të bllokojë disa segmente rrugore, duke nisur nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes.
Rrugët e bllokuara janë “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë sheshi “Nënë Tereza”, nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.