Shqiperi KQZ vazhdon verifikimin e votave ne kutite e gabuara

Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi sot pasdite verifikimin dhe numerimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara ndersa gjate paradites serish deputete socialiste dhe perkrahes te tyre protestuan para godines se Komisionit.
Rifillimi i numerimit te fleteve te votimit qe i shtohen rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane u shoqerua serish me debate mes perfaqesuesve te paleve ne komisionin qendror mbi ligjshmerine e procedurave qe po ndiqen.
Ne raportin post zgjedhor te Odihr-it u vleresua se baza ligjore mbi te cilen po vepron Komisioni eshte e paqarte.
Sot u shtuan edhe 20 kuti te tjera te cilat do te hapen ne vazhdim gjate mbledhjes pasdite vone. Kandidati demokrat Lulezim Basha vazhdon te jete ne krye me nje diference prej 79 votash ndaj kandidatit te opozites Edi Rama.
Gjate paradites edhe sot u zhvillua e qete protesta e deputeteve dhe e perkrahesve te opozites ku folesit denoncuan edhe nje here sipas tyre shkeljen flagrante te ligjit dhe perpjekjen per te ndryshuar ne tavoline rezultatin i cili sipas socialisteve ka nxjerre fitues kryetarin e tyre Edi Rama.