E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Kine marreveshje 4-vjecare ne shendetesi

Shkëmbim eksperiencash dhe trajnime mes bluzave të bardha të Shqipërise dhe atyre të Republikës së Kinës do të realizohen në katër vitet e ardhshme. Kjo ka qënë përmbajtja e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrit të Shëndetësisë së vendit tonë, Vasili dhe Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë së Kinës, Chen Xiaohong.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vasili tha se arritjet e mjekësisë kineze kohët e fundit kanë ndikuar në zhvillimin pozitiv të shëndetësisë botërore. Vasili ka shtuar se për këtë arsye ndarja e eksperiencave dhe ndihma e qeverisë kineze për Shqipërinë dhe për punonjësit e sektorit të shëndetësisë është një arritje e madhe mundësia e shkëmbimit të eksperiencave moderne.

Vasili është ndalur dhe në zhvillimin ekonomik të Kinës dhe ka vlerësuar ndihmën me grante, që qeveria kineze i ka dhënë zhvillimit të shëndetësisë shqiptare edhe më herët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›