E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supriza ne Wimledon eleminohet Serena Williams

Turneu Wimbledon për femra kthehet me surpriza të mëdha në raundin e katërt të një prej kompeticioneve më të rëndësishëm botëror të tenisit. Motrat Williams dhe numri një i botës Caroline Worzniacki i kanë thënë lamtumirë këtij edicioni të turneut Grand Slam të Londrës, duke dështuar në objektivin e tyre për të arritur çerekfinalet.

Serena Williams ishte protagoniste e një ndeshjeje me shumë gabime, që sollën dhe humbjen e saj në dy sete (6-3, 7-6) ndaj tenistes franceze Marion Bartoli. Amerikania, e cila mban dhe titullin kampion në këtë turne, nuk arriti të kalonte kundërshtaren, që u treguar shumë e saktë në lojën e saj. I njëjti fat edhe për motrën tjetër Venus Williams, e cila u mund 2-0 me sete (6-2, 6-3) nga bullgarja Tsvetana Pironkova. Një tjetër eliminim surprizë në Wembledon për femra ishte eliminimi i numrit një te botës Caroline Wozniacki.

Tenistja daneze u dorëzua përballë sllovakes Dominika Cibulkova 2-1 me sete, duke i dhënë fund objektivit për të fituar turneun prestigjoz të tenisit. Pëfiton Maria Sharapova, e cila me eliminimin e rivaleve të saj më të forta dhe me fitoren e saj ndaj kinezes Peng Shuai ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt suksesit.
Asnjë surprizë në turneun për meshkuj, ku të gjithë favoritët për të fituar titullin kampion kanë siguruar cerekfinalet.

Megjithëse i dëmtuar, numri një i botës Rafael Nadal mundi 3-1 me sete Juan Martin del Potro 7-6 3-6 7-6 6-4. I njëjti sukses edhe për ndjekësit e tij Novak Djokovic, Roger Federer dhe Andy Murrey, të cilët kanë marrë në dorë biletat për në çerekfinalet e turneut Wimbledon për meshkuj.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›