E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri–Kosovë–Kroaci forcojnë bashkëpunimin ushtarak, Vengu: Stërvitja e parë trilaterale në 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Shefat e shtabeve të përgjithshme të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët, duke thelluar koordinimin dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Sipas Vengut, ky bashkëpunim synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura, forcimin e gatishmërisë operacionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak në përgjigje të sfidave të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në fokus të diskutimeve ishte zhvillimi i stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, me theks të veçantë në përballimin e kërcënimeve hibride dhe situatave komplekse të sigurisë. Palët ranë dakord që viti 2026 të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike të tre vendeve.

Marrëveshja trilaterale Shqipëri–Kosovë–Kroaci konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe për thellimin e integrimit në strukturat euroatlantike.

Pirro Vengu: Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët.

Më shumë bashkëpunim ushtarak

Më shumë ndërveprueshmëri

Më shumë gatishmëri operacionale

Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›