E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Mal i Zi: Bashkepunim nderkufitar per lufte kunder krimit e trafikimit

Shqiperia dhe Mali i Zi angazhohen te thellojne bashkepunimin ne fushat me interes te ndersjelle, ku me kryesore mbetet bashkepunimi nderkufitar, si dhe realizimi i aspirates integruese te dy vendeve drejt Bashkimit Europian. Ky ishte thelbi i takimeve te djeshme te Presidentit te Malit te Zi, Filip Vujanovic, me personalitetet shqiptare, Presidentin Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli etj. "Ne i kemi nenshkruar pothuajse te gjitha kontratat ne fushen e bashkepunimit policor dhe kemi mundesuar e siguruar qe dy policite tona te bashkepunojne ne menyre te shkelqyer dhe shembullore. Kjo eshte shume e rendesishme per bashkepunim dhe per tejkalimin e fenomeneve sic jane trafikimi, kontrabanda, krimi i organizuar dhe terrorizmi. Por eshte e rendesishme edhe si afirmim i sigurise kombetare dhe personale te qytetareve tane", - tha Vujanovic pas takimit me kreun e shtetit. Ndersa gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha, Vujanovic vuri ne dukje rolin e jashtezakonshem te kryeministrit ne vendosjen e ketij niveli marredheniesh mes dy vendeve. Ndersa kryeministri Berisha vleresoi hapat e bere nga Mali i Zi ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Europian, ndersa e siguroi ate per mbeshtetjen qe Shqiperia do te vazhdoje te jape ne procesin e anetaresimit te Malit te Zi ne NATO. Me tej, Kryeministri beri nje ekspoze te zhvillimeve politike dhe ekonomike te vendit. Ai e njohu Presidentin e Malit te Zi me perpjekjet qe qeveria shqiptare po ben per ndertimin e infrastruktures strategjike ku theks iu vu asaj energjetike. Ne kete drejtim, suksesi i projektit TAP u vleresua si me rendesi strategjike edhe ne nivel rajonal. Te dy bashkebiseduesit diskutuan edhe per zhvillimet ne rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›