''Timoshenko'', BE refuzon Ukrainën gjatë Euro 2012
KIEV- Asnjë anëtar i Komisionit Evropian nuk do ta vizitojë Ukrainën gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit përgjatë muajve qershor dhe korrik, njoftoi delegacioni i Bashkimit Evropian në Kiev.
Për momentin po përforcohen thirrjet për bojkot politik të kampionatit për shkak të burgosjes së lideres së opozitës ukrainase, Julia Timoshenko.
"Kryetari i KE-së, Jose Manuel Barroso nuk ka ndër mend ta vizitojë Ukrainën apo të marrë pjesë në ngjarjet lidhur me Euro 2012. Qëndrime të tilla kanë të gjithë komisionerët e Bashkimit Evropian", tha përfaqësia diplomatike e BE-së në Kiev në profilin e vet në rrjetin social Facebook.
(el.me/BalkanWeb)