E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, pika të përbashkëta kufitare

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të integruara kufitare.

Sipas vendimit, marrëveshja synon krijimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy vendeve dhe zhvillimin e procedurave të koordinuara të kontrollit kufitar, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Marrëveshja do të zbatohet në përputhje me tekstin e bashkëlidhur vendimit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit në parim nga qeveria.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›