De Jong, mision vezhgues ne Malte
FSHF - Nje nga kundershtaret e ardhshem te Shqiperise ne eliminatoret e Kampionatit Boteror te vitit 2010, do te jete nen vezhgimin e stafit teknik te perfaqesueses shqiptare. Ndihmesi i trajnerit holandez te Kombetares shqiptare, Teo De Jong, do te jete i pranishem ne turneun miqesor qe do te zhvillohet ne Malte. Specialisti holandez, qe ka mberritur te shtunen ne Tirane, do te niset te marten per ne La Valeta. Nga data 2 deri me date 6 shkurt ne ishull do te zhvillohet nje turne miqesor me pjesemarrjen e kater skuadrave Maltes, Bjellorusise, Islandes dhe Armenise. Trajneri De Jong do te vezhgoje nga afer ekipin e Maltes ne ndeshjen e trete te ketij turneu, qe do te zhvillohet ne stadiumin "Ta 'Qali", te merkuren, ne oren 19:45. Malta do te luaje ne kete takim kunder Bjellorusise, nje skuader qe edicionin e kaluar eliminator ishte kundershtar i Shqiperise. De Jong do te kthehet ne Tirane me date 7 shkurt, per te vazhduar misionin e tij vezhgues.