Shqipëri-Milan 3-3 (Video)
Përfundon në barazim 3-3 ndeshja midis një miksimi të kombëtares sonë dhe Milanit të Italisë, ndeshje e vlefshme për Kupën Taci Oil 2. Kupën e fitoi ekipi italian pas goditjeve të penalltive ku fitoi 4-5.
Ndeshja filloi më mirë për italianët të cilët kalojnë dy herë në avantazh me Ronaldinjon në minutën e 21’. Në fillimin e pjesës së dytë Shevçenko shënon sërish duke dyfishuar rezultatin. E kur ndeshja dukej sikur po merrte një rrjedhë tjetër, lojtarët kuqezi zgjohen dhe intensifikojnë sulmet drejt portës së Milanit.
Fillimisht shënon lojtari i Teutës, Vila, pastaj Muzaka barazon në minutën e 71 dhe në të 76’ Salihi shënon bukur me kokë pas një krosimi të saktë të Jahmir Hykës. Në minutën e 86’ nuk kishte sesi të mos shënonte Pipo Inzagi duke barazuar rezultatin.
Në goditjet nga pika e bardhë i vetmi që gaboi ishte mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri.
Ndeshja ishte shumë e bukur duke dhënë shumë emocione. Kampionët e Milanit zbrisnin për herë të dytë në Qemal Stafa pas ndeshjes me Tiranën po për Kupën Taci Oil. Kampionët botërorë si Ronaldinjo, Kaka, Sedorf, Inzagi, Zambrota apo Gatuzo ishin të pranishëm. Binte në sy vetëm mungesa e Bekam, i dëmtuar.