E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Dirk Kajt është si lepuri Durakell

Liverpul - Rafa Benitez konfirmon se Dir Kajt do të jetë pjesë e Liverpulit edhe për sezonet e ardhshëm. Trajneri spanjoll e krahason lojtarin e tij me lepurin “Durakell”, pasi ai gjithmonë është në vrapim.

Skuadra e Liverpulit pritet t’i nënshtrohet disa ndryshimeve në merkaton e verës, por Dir Kajt do të qëndrojë i palëvizshëm nga aty.

“Dirk Kajtin mund ta thërrisni zotëria ‘Durakell’, për shkak të stilit të tij të lojës. Ai vazhdimisht vrapon. Kur nënshkruam me të e dinim se ishte i tillë. Këtë e bën prej katër vitesh. Këtë vit ka luajtur vërtet mirë, ka krijuar raste dhe ka shënuar gola”, deklaron trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez.

Sulmuesi Dir Kajt këtë sezon ka shënuar plot 14 gola, duke arritur suksesin më të madh me fanellën e Liverpulit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›