Shqiperi Presidenti Topi mbledh Keshillin e Sigurise per situaten e permbytjeve

Situata e permbytjeve ne vend ka detyruar presidentin Bamir Topi te vendose thirrjen e Keshillit te Sigurise per kete ceshtje.
Presidenti Bamir Topi eshte kthyer sot nga Kazakistani ku ai mori pjese ne takimin e nivelit te larte te Osbe-se.
Sipas njoftimit te zyres se tij te shtypit kreu i shtetit ka ndjekur megjithate gjate gjithe ketyre ditevesituaten e krijuar nga permbytjet. Nje situate e cila ka ardhur duke u renduar.
Sot probleme te ndryshme jane shkaktuar edhe ne pjese te tjera te vendit si ne Fushe Kruje ku uji ka pushtuar pjesen me te madhe te qytetit e po ashtu dhe ne Durres.
Probleme ka patur edhe ne nje pjese te autostrades Tirane-Durres te mbuluar nga uji e ku per pasoje eshte bllokuar qarkullimi apo edhe ne akse te tjera rrugore.