E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT Ja situata ne rruget e vendit

TIRANE- Ministria e Puneve Publike dhe Trasnporteve MPPT njoftoi pasditen e sotme se situata ne shume rruge te vendit paraqitet kritike per shkak te reshjeve te rena keto dite ne pjesen Veriore dhe Lindore te vendit. MPPT Ja situata deri ne oren 1600.

Shkoder Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje. Tek Ura e Bunes uji ka kaluar mbi ure. Rruga per ne Muriqan eshte e bllokuar po keshtu edhe rruga per ne Shiroke eshte e permbytur. Ndersa ne segmentin rrugor Harku i Berdices ndash Velipoje kuota e ujrave ne uren e Gjolulit eshte rreth 50-60cm qarkullojne vetem mjetet e medha mjetet e vogla qarkullojne nga rruge dytesore. Ne segmentin rrugor Koplik ndash Dedaj - Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore sasia e ujit eshte 60 cm. Hyrja per ne Shkoder behet nga Mjeda. Gjithashtu edhe aksi rrugor Shkoder-Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mbi rruge ne oret e pasdites. Rruga eshte e pakalueshme ne aksin Shkoder-Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana uji mbi rruge eshte rreth 1m.

Kukes Ne segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit ne uren e Bujanit kalimi behet me veshtiresi pasi eshte rritur niveli i lumit te Valbones. Po e njejta situate eshte edhe ne uren e Fierzes. Ne segmentin rrugor Bajram Curri ndash Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga me nje kalim. Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke bere nje kalimeshe rrugen.

Diber Po punohet tek ura e Cerenecit qarkullohet me nje kalim. Ne segmentin Peshkopi-Muhurr - Qafe Draj rreth 5 km larg Muhurit eshte shembur ura e Shehut dhe rruga eshte e bllokuar duke bllokuar 4 komunat e Recit Zalldardhes Arrezit dhe Lures. Dalja e rruges Peshkopi-Ura e Skurajt ku bashkohet rruga e Peshkopise me Autostraden rruga eshte e bllokuar pasi ka dale uji mbi rruge rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rruge eshte rreth 1.5m i larte. Jane bllokuar disa mjete ne rruge. Nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende ka shkarje dhe rruga eshte me 1 kalim. Eumlshte bllokuar rruga nga permbytjetet e shkaktuara per shkak te hapjes se portave te hidrocentraleve te Ulzes.

Lezhe Ka bllokim te rruges ne aksin Ura e Skurajve ne drejtim te Burrelit per shkak te permbytjes se rruges pasi jane hapur portat e hidrocentaleve te Ulzes.

Tirane Gjendja ne autostrade po shkon drejt normalizimit trafiku po fillon te levize ka dhe 2 ore pune per normalizim te plote. Nuk ka problem per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera.

Elbasan Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Ka pasur bllokim te rruges ne vendin e quajtur Dragostunj ne km 80. Per rreth 40 min rruga eshte bllokuar nga rreshqitjet e dherave aktualisht rruga eshte e hapur.

Vlore Ne aksin rrugor Vlore ndash Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese. Ne akset e tjera nuk ka problem per qarkullimin e mjeteve.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›