Shqiperi Replika ne distance mes PD dhe PS per propozimin e opozites

Ne Shqiperi shumica dhe opozita duket se jane perfshire ne nje loje fjalesh per zgjidhjen e ngercit lidhur me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Kryetari socialist Edi Rama perseriti se opozita nuk kerkon fletet e votimit ne kete hetim. Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha kerkoi qe propozimet e tyre socialistet ti dorezojne ne parlament. Por zoti Rama tha se oferta eshte ne dokumentin qe ai vete i dorezoi kryeministrit pak jave me pare ndersa zoti Berisha e cilesoi kete si nje deklarim jo serioz pasi ne ate dokument tha zoti Berisha flitet per hetim te pakufizuar
Javen e shkuar kryetari socialist Edi Rama u shpreh se opozites nuk i interesonin me fletet e votimit per hetimin e zgjedhjeve te shkuara. Kete qendrim ai e perseriti edhe sot ndersa ftonte kryeministrin Sali Berisha ti pergjigjej sa me shpejt ofertes per te nxjerre vendin nga kriza Fletet e votimit nuk jane objekt i ketij hetimi dhe nuk jane pjese e interesit tone per transparencen te cilen do ta bejme duke hetuar kutite e materialeve zgjedhore.
Por kryeministri Sali Berisha ashtu sikunder dhe dy dite me pare kerkoi qe ta shohe kete oferte Une e ftoj zotin Rama qe propozimin e tij ta dorezoj ne parlament. E garantoj se cdo propozim i opozites do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh.
Pozicionimi publik per fletet e votimit u pa si nje qendrim i ri aq sa u pershendet edhe nga komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle. Por zoti Rama tha sot se ky qendrim eshte i qarte dhe ne oferten qe ju paraqit pak kohe me pare shumices Ai duhet ti jape pergjigje ofertes se opozites te cilen jave me pare ja kam lene une vete ne tavoline.
Kryeministri Berisha e cilesoi si jo serioze kete deklarate te kundershtarit te tij politik Kjo per mua eshte nje lloj mungese e plote serioziteti pasi ne ate oferte shkruan per hetim te pakufizuar.
Duket qarte se kryeministri kerkon jo vetem nje angazhim publik per ceshtjen qe lidhet me fletet e votimit. Por per zotin Rama Kryeministri nuk mund te vere kushte mbi ate qe ne shkruajme.
Sipas zotit Rama pa hetimin per zgjedhjet e shkuara nuk mund te realizohet as reforma madje sipas tij nuk mund te mbahen as zgjedhjet e ardhshme Pa u hetuar kutite e materialeve zgjedhore e duke perjashtuar tanime fletet e votimit nuk ka reforme zgjedhore dhe nuk ka as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi.
Nje deklarate qe duket se ka tingelluar kercenuese per kryeministrin i cili nuk i ka kursyer tonet e ashpra ne pergjigjen e tij Mafia e votes nuk do mundet kurre edhe sikur cdo gje te beje zoti Rama te mobilizoje dhjetefishin e fondeve qe mobilizoi per te shkuarat nuk do mundet kurre te neperkembe voten e ketyre qytetareve.
Duket se palet tanime po humbasin kohe duke u kacavjerrur pas fjaleve te njeri tjetrit e duke humbur energji ne nje loje gati kryenecesie ne vend qe te ulen per ti zgjidhur ne tavoline problemet qe ngjajne te jene te tilla vetem ne forme.