Shqiperi Shkollat profesionale terheqin perhere e me shume te rinj
Nje pjese e konsiderueshme e shkolles shqiptare po e kthen vemendjen nga arsimimi profesional i te rinjve. Nje projekt i Bashkimit Europian po zbatohet ne Qarkun e Durresit per tu dhene profesione nje numri te madh te rinjsh per ti pershtatur ata me kerkesat e tregut te punes. Pas suksesit ne kete Qark projekti mund te shperndahet ne te gjithe Shqiperine duke nxitur te rinjte qe te shohin me realizem ndryshimin e madh te tregut te punes te marrin profesione dhe te mos u kushtohen shkollave te pergjithshme me shume lende teorike - thote kryetarja e keshillit te Qarkut Eglantina Begteshi.
Shkolla profesionale Beqir ela ne Shkozet prane Durresit eshte aktualisht baza me e madhe e ketyre mjeshtrave te rinj qe mesojne me themel shume profesione aq te nevojshme ne jeten e perditshme te qytetit. Shkolla ka laboratore dhe reparte pune per cdo profesion dhe aty mesuesit u tregojne nxenesve sherbimet teknike te cdo fushe.
Vitin e dyte po e perfundojne 300 nxenes ndersa te rinjte e vitit te trete e bejne praktiken prane firmave te ndryshme te biznesit duke punuar dhe mesuar drejtperdrejt ne prodhim. Shkolla mban lidhje te forta me biznesin sepse se shpejti jane firmat private qe i punesojne keta profesioniste te rinj - thote drejtori i shkolles Bashkim Shkembi.
Per disa dekada me radhe te rinjte shqiptare iu kushtuan shkollave te mesme te pergjitshme duke lene te hapur nje fushe te madhe zgjedhjesh per studimet universitare dhe duke iu shmangur puneve te veshtira. Megjithate kerkesat e tregut po bejne qe edhe sjellja e te rinjve te ndryshoje. Me shkollat profesionale ata marrin shpejt nje profilizim dhe behen me te afte per te siguruar nje vend pune ne keto kohe te veshtira me konkurrence te madhe.