E Diel, 1 Nëntor 2026

Linda Halimi sherr me estetisten, Anila: Më je lutur të të trajtoja falas

TIRANË- Linda Halimi dhe Anila Kalleshi tani nuk janë më sho qe. Jemi të sigurt që shumë nga ju janë çuditur kur e kanë lexuar këtë lajm, por siç thuhet ku ka interes nuk ka miqësi. Siç besojmë e dini tashmë, këngëtarja nga Kosova Linda Halimi ka vendosur t’i futet biznesit. Do të hapë një qendër dobësimi, të ngjashme me atë, në të cilën u dobësua vetë në Tiranë. Për të bindur klientët e ardhshëm të saj, Linda poston thuajse çdo ditë fotot më të reja të saj ku tregon çdo ditë për ndryshimet e mëdha që ka pasur në trup. Vetë Linda thotë: “Jam dobësuar 7 kilogramë për 8 javë. Gjatë kohës që do të hapet qendra unë do jem gjatë gjithë kohës e pranishme bashkë me stafin për të dhënë asistencën time”. Por duket se ka edhe nga ata që janë skeptikë për suksesin e këngëtares për faktin se ajo nuk ka përvojë dhe dije në këtë fushë. Njerëz këto, të cilët e kanë detyruar Lindën të ulet dhe t’u kthejë përgjigje në ‘Facebook’. 

Prej përgjigjeve të saj pastaj ka plasur edhe një debat i fortë mes Lindës dhe estetistes që e dobësoi, Anila Kalleshit, pronare e Kalleshi Center. Në komentet që kanë shkëmbyer, Anila Kalleshi i ka kërkuar këngëtares Halimi të mos vërë shenjën e barazimit mes qendrës së saj dhe të Lindës, sepse vetëm kualifikimet dhe vitet e eksperiencës i diferencojnë nga njëra-tjetra. Por Linda i është përgjigjur duke i thënë se aparaturat janë të njëjtat dhe ndonëse vetë nuk është profesioniste ka ngarkuar njerëz të tjerë që të kujdesen për qendrën, duke siguruar kështu suksesin, i cili do të jetë absolut falë shembullit që ajo vetë ka sjellë. Më tej 2 ish-mikeshat kanë komentuar në lidhje me nderet që i kanë bërë njëra-tjetrës. 

Anila Kalleshi ka shkruar se Linda i është lutur të bëhet imazh i qendrës së saj në këmbim të trajtimit falas, ndërsa Linda i është përgjigjur duke i thënë se reklamën e ka pasur të garantuar, duke zgjedhur atë si imazh. Anila i ka përmendur Lindës edhe faktin që ka mbajtur në shtëpi si një mike të mirë, por ajo e ka zhgënjyer shumë. Ndërsa Linda ka shkruar se për të hapur biznesin në fillim i është dashur t’i kërkojë ndihmë Anilës, e cila duke u hequr sikur po e ndihmonte, i ka futur thikë pas shpine...Këto kanë qenë disa nga komentet që vajzat kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën në një faqe ku komentet nuk janë fshirë ende dhe janë të lexueshme nga të gjithë...
(Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›