Shqiperi-Suedi marreveshje per policimin ne komunitet
Është nënshkruar sot marrëveshja mes Shqipërisë dhe Suedisë për policimin në komunitet, duke pasur si fokus kryesor pikërisht forcimin e mëtejshëm të rendit publik në vendin tonë. Zëvendësministri i Brendshëm, Arben Ristani vlerësoi një projekt si një moment i cili siguron mirëqenien e qytetarit. Për këtë arsye, Ristani argumentoi qëndrimin e tij se mbi policimin në komunitet duhet të ndiqen modelet e përparuara. Kjo pasi sipas tij,policimi në komunitet është një model për funksionimin e policisë.
“Sfida jonë është fitimi i besimit të plotë të policisë nga komuniteti. Në këtë model publiku, vendorët, OJQ, janë partnerët tanë”, u shpreh Ristani, gjatë fjalës së tij.