E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëri-Turqi, ndërveprim midis administratave doganore

Shqipëria dhe Turqia do të intensifikojnë bashkëpunimin mes administratave doganore. Kjo u bë e ditur gjatë takimit mes Ministrjes së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Mehmet Muş, të hënën në pikën doganore të Kapıkules në Edirne. 
Zonja Ibrahimi vlerësoi partneritetin reciprok, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, i cili sipas saj, mbetet një tregues i rëndësishëm i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona.

Ibrahimaj tha se, “një fokus i veçantë në takim iu dha ndërveprimit midis administratave doganore, të cilat po forcojnë bashkëpunimin, me qëllim lehtësimin e tregtisë, shkëmbimin e informacionit dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, siç është digjitalizimi i doganave shqiptare”.

“Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve tregon për potencialin që dy vendet tona kanë për zhvillimin e mëtejshëm edhe në të ardhmen”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›