Shqipëri–Turqi, përzgjidhen 5 projekte të përbashkëta kërkimore për financim

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Pesë projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore mes universiteteve të Shqipërisë dhe Turqisë janë përzgjedhur për financim në kuadër të Thirrjes Dypalëshe Shqipëri–Turqi 2026–2028, duke i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit në kërkim shkencor dhe inovacion.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, bëri të ditur se projektet janë përzgjedhur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK).
Projektet do të krijojnë mundësi për zhvillimin e kërkimit të përbashkët, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, si dhe forcimin e kapaciteteve të kërkuesve dhe institucioneve akademike të të dy vendeve.
Sipas Kumbaros, përmes këtyre partneriteteve Shqipëria zgjeron lidhjet ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor dhe krijon ura të reja bashkëpunimi me komunitetin shkencor turk.
Bashkëpunimi Shqipëri–Turqi synon gjithashtu të mbështesë pjesëmarrjen e institucioneve shqiptare në rrjetet ndërkombëtare të kërkimit dhe në Hapësirën Evropiane të Kërkimit, duke nxitur shkëmbimin akademik dhe zhvillimin e inovacionit.

/e.xh/j.p/