Shqiperi Votimet e sotme shihen si prove per qendrueshmerine e vendit

Ne Shqiperi po zhvillohen zgjedhjet vendore pas nje fushate qe u karakterizua nga dhune politike si shperthime incidente me arme dhe perplasje mes perkrahesve te partive rivale.
Votimet e sotme shihen si nje prove e rendesishme per qendrueshmerine e vendit me nje popullsi prej 4.2 milion banoresh.
Incidenti i fundit ndodhi te enjten kur nje makine bombe shpertheu prane qytetit verior te Kukesit. Shperthimi demtoi makinen e nje kandidati socialist por hetuesit thane se askush nuk pesoi demtime serioze.
Ne muajin janar nga trazirat antiqeveritare humben jeten 4 vete dhe shume te tjere u plagosen.
Zgjedhjet e sotme po monitorohen nga vezhgues vendes dhe te huaj. Sipas zyrtareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve rezultatet e para pritet te shpallen te henen.
Shqiperia eshte polarizuar thelle mes Partise Demokratike ne fuqi dhe socialisteve te opozites. Kjo po ndikon mbi perpjekjet e vendit per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
Bashkimi Evropian i ka kerkuar Shqiperise te luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar te permiresoje gjendjen e respektimit te te drejtave te njeriut dhe te zbatoje reforma te gjera publike perpara se kandidatura e saj te shqyrtohet per anetaresim.
Sot po votohet per zgjedhjen e kryetareve te bashkive krereve te qeverive lokale si dhe keshillave te administrates vendore.